Konkursi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit - ISHEP

Konkursi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit

Ishep Albania 07/Aug/2016

Konkursi i Turizmit

Pas suksesit të një viti më parë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, portali unik qeveritar e-albania organizon për të dytin vit radhazi konkursin mbarëshqiptar të turizmit.

Me temën “Turizëm për të gjithë”, Dita Ndërkombëtare e Turizmit synon këtë vit të shpërndajë fjalën për rëndësinë dhe përfitimet e pafundme që turizmi ka dhe mund të sjellë për shoqërinë në përgjithësi.

Duke qenë se Shqipëria është një vend me një potencial të madh turistik, ku gjenden gjithashtu dhjetëra vendndodhje të trashëgimisë kulturore, të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, pikturës, reportazheve të shkurtra dhe eseve do të kenë mundësinëtë nxjerrin në pah bukurinë dhe veçantinë e vendit tonë. Konkursi përbëhet nga tre kategori: fotografi/pikturë, video dhe ese, të cilat kanë një temë të përbashkët: turizmin shqiptar.

Fotografitë duhet të jenë të zhanrit artistik, të bëra gjatë udhëtimeve turistike në Shqipëri si dhe pikturat të kenë në sfond zona turistike shqiptare. Videot duhet të jenë në formën e reportazheve të shkurtra, të realizuara gjatë udhëtimeve turistike në Shqipëri. Esetë duhet të jenë shkrime në të cilat të reflektohet një eksperiencë mbresëlënëse apo një vështirësi me të cilën është ndeshur personi gjatë një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Kriteret e aplikimit:

Dërgimi i materialeve realizohet nëpërmjet portalit qeveritar e-albania. Për të dërguar aplikimin, duhet të jeni përdorues i regjistruar i portalit (klikoni këtu për t’u regjistruar). Çdo përdorues i portalit mund të dërgojë në total 5 aplikime (për të gjitha kategoritë e konkursit).

Kriteret e aplikimit për kategorinë fotografi/pikturë:

• Fotografitë/pikturat duhet të jenë materiale autentike tuajat

• Madhësia maksimale e skedarit nuk duhet të kalojë 4 MB si dhe nuk duhet të përmbajë shkronjën “ë” ose “ç” në emërtim

• Titulli që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 100 karaktere

• Përshkrimi që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 700 karaktere

Kriteret e aplikimit për kategorinë video:

• Videoja duhet të jetë reportazh autentik i juaji

• Videoja nuk duhet të kalojë minutazhin maksimal prej 10 minutash

• Titulli që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 100 karaktere

• Përshkrimi që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 700 karaktere

Kriteret e aplikimit për kategorinë ese:

• Eseja duhet të jetë shkrim autentik i juaji

• Madhësia maksimale e skedarit nuk duhet të kalojë 4 MB si dhe nuk duhet të përmbajë shkronjën “ë” ose “ç” në emërtim

• Numri i fjalëve në ese nuk duhet të jetë më tepër se 1000

• Titulli që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 100 karaktere

• Përshkrimi që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 700 karaktere

Kriteret e vlerësimit:

Përcaktimi i fituesve të konkursit do të realizohet përmes një votimi online në portalin e-albania ku çdo përdorues i e-albania do të ketë mundësi të votojë një numër të pakufizuar aplikimesh për çdo kategori, duke dhënë një votë në total për çdo aplikim të parapëlqyer. Konkursi do të kurorëzojë 3 fitues ku një aplikant fitues gëzon të drejtën e fitimit të vetëm një pakete dhuratë. Çmimi i parë, i cili përfshin një paketë udhëtimi çift për rafting në lumin Vjosë (Përmet), duke përfshirë dhe akomodimin në hotel, nga agjensia “Albania Rafting Group”, do t’i jepet aplikantit që do të ketë aplikimin me numrin më të madh të votave në konkurs.

Secili prej dy fituesve të çmimit të dytë dhe të tretë, do të përfitojë një paketë turistike dy ditore në një prej dy destinacioneve të ndryshme të ofruara prej agjencisë “My Albania Nature Explorers”, Valbonë dhe Theth, për të eksploruar Shqipërinë dhe për të parë e për të marrë më të mirën nga natyra jonë e bukur. Fituesit do të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej paketave të mësipërme, në një hark kohor prej një muaj nga kurorëzimi si fitues.

Për te aplikuar klikoni ne kete link:Aplikim

Për çdo pyetje lidhur me konkursin, na shkruani në info@akshi.gov.al.

Sponsorët e konkursit: